Shigjetari, shenja e fundit e zjarrit në zodiak (22/11-23/12), është ndryshe nga çdo shenjë tjetër e elementit të tij. Ajo që e bën Shigjetarin kaq unik është përzierja dinamike e pasionit, kuriozitetit, intensitetit dhe përshtatshmërisë. Me simbolin e tij, Centaurin, Shigjetari nuk ka frikë të përdorë ‘harkun dhe shigjetën’ për të eksploruar territore që të tjerët nuk do të guxonin t’i prekin.

Planeti sundues i Shigjetarit është Jupiteri, planeti i pasurisë dhe bollëkut. Prandaj, një Shigjetar dëshiron gjithçka! Fjala “mjaftueshëm” nuk ekziston në fjalorin e tij. Kur Shigjetari është vërtet i interesuar për diçka, ai e angazhon veten plotësisht në të – të paktën derisa diçka tjetër t’i tërheqë vëmendjen. Si një shenjë e ndryshueshme, Shigjetari ka shumë pasione dhe interesa që kalojnë vazhdimisht nga një ide në tjetrën. Si një shenjë e tillë, ai është lindur për të eksploruar, zbuluar dhe ndryshuar.

Shigjetarët kërkojnë vazhdimisht dije dhe aventura, gjë që i bën ata tregimtarë unikë dhe krijues. Ata nuk janë vetëm të njohur si “shpirti i festave”, por edhe si individë plot sinqeritet. Kaq shumë, saqë të qenit aq të drejtpërdrejtë shpesh çon në keqkuptime. Megjithatë, kur kjo ndodh, nervozizmi dhe zemërimi i tyre nuk zgjasin shumë. Ata do të jenë shpejt sërish në qendër të vëmendjes.

Karakteristikat më të njohura të Shigjetarit: Shigjetarët e njohur përfshijnë Miley Cyrus, Nicki Minaj, Britney Spears dhe Jay-Z, të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të veçantë dhe personalitetet kryengritëse. Shigjetarët janë karaktere tërheqëse që mund të ndriçojnë çdo dhomë me historitë e tyre interesante, buzëqeshjen e tyre ngjitëse dhe sharmin e tyre. Ata janë padyshim “komikët” e zodiakut dhe tërheqin lehtësisht miq dhe flirte me humorin e tyre spontan. Ata janë të interesuar për gjithçka dhe ‘ushqejnë’ vazhdimisht pasionin e tyre për dijen. Ata filozofizojnë, argëtohen dhe lehtësishtë ndërtojnë histori duke bashkuar njohuritë që kanë për… pothuajse gjithçka!

Dobësitë e Shigjetarit: Gjuha e tij e mprehtë mund të bëhet lehtësisht një disavantazh i madh për një Shigjetar. Ai duhet të mësojë të kontrollojë mendimet e tij, për të shmangur keqkuptimet dhe përplasjet. Gjithashtu, ndonëse mund të dijë shumë gjëra, ai nuk i di të gjitha. Prandaj, duhet të kujdeset që të mos duket mburravec apo mendjemadh në marrëdhëniet e tij.

Qëndrueshmëria është një sfidë e madhe për Shigjetarin, pasi ai ka vështirësi të angazhohet me vetëm një raport ose person. Për ta zbutur këtë, Shigjetari duhet të kujdeset të mos bëjë premtime të mëdha, diçka që shpesh e bën nga entuziazmi i tij.

Me kë përshtatet Shigjetari: Shigjetari mund të shkojë mirë me çdo shenjë të zodiakut, mjafton që tjetri t’i japë atij hapësirën për të lëvizur dhe udhëtuar lirisht. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për çështje filozofike apo ecje në natyrë dhe udhëtime, një Shigjetar nuk mund të ndjehet i kufizuar. Nevoja e tij për dijen dhe kërkimin duhet të plotësohet në njëfarë mënyre. Natyrën e papritur të Shigjetarit mund ta bëjë shenjën e Tokës – Demin, Virgjërën dhe Bricjapin – disi të shqetësuar. Po ashtu, shenjat emocionale të Ujit – Gaforrja, Peshorja dhe Peshqit – mund ta marrin komentimin e drejtpërdrejtë të Shigjetarit personalisht, duke i bërë ata të lëndohen.

Edhe pse Shigjetari mund të bashkëpunojë në harmoni me çdo shenjë, ai duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm me miqtë dhe të dashurit që kanë ndjeshmëri të shtuar dhe empati. Dy shenjat e tjera të Zjarrit – Luani dhe Dashi – tërhiqen nga humori dhe pasioni i Shigjetarit. Shenjat e ajrit – Binjakët, Peshorja dhe Ujori – gjithashtu e adhurojnë zjarrin e Shigjetarit: Shenjat e ajrit janë kurioze, prandaj e gjejnë natyrën aventuriere të Shigjetarit shumë tërheqëse.