Raporti i platformës Travel Horizons hedh dritë mbi destinacionet me rritje në popullaritet në krahasim me vitin 2023, Shqipëria renditet e para. Sipas dokumentit të publikuar të Travel Horizons për vitin 2025 nga lastminute.com, ka pasur një rritje 100% të prenotimeve veçanërisht në një rajon, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar: vija bregdetare mahnitëse e Shqipërisë.
Në vend të dytë, me një rritje kërkimi prej 98% këtë vit, renditet Mali i Zi, i cili ka filluar të jetë një destinacion mesdhetar ekonomik. Në vendin e tretë renditet Stambolli, i cili është një vend pushimi shumë më i njohur.
Më poshtë renditen rajonet kryesore për vitin 2025, sipas lastminute.com:
Vija bregdetare, Shqipëri
Mali i Zi
Stamboll, Turqi
Mynih, Gjermani
Split, Kroaci
Zanzibar, Tanzani
Oslo, Norvegji
Corse, Francë
Hammamet dhe Sousse, Tunizi
Bukuresht, Rumani/ Time Out