Nga Edi Goga /

Për rrjetin, dje ka qenë dita e Parashqevi Simakut. Këngëtarja ikonë e viteve ’80 e cila zgjodhi dhe pati mundësi ta transferojë jetën e saj në vendin e mundësive të pafund, në SHBA.

Nga çfarë dimë deri tani:

Ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje e pashërueshme.

Ajo nuk vuan asnjë pasojë të ndonjë fatkeqësie natyrore.

Ajo nuk ka raportuar dhunë nga persona të veçantë, përkundrazi, diku lexova se familjarët e kërkojnë prej pesë vitesh.

Ajo nuk kërkon ndihmë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe shteti shqiptar. Të paktën kaq dihet, publikisht.

Nëse do të kërkojë ndihmë, duhet t’ia japim si çdo artisti tjetër të përmasave të saj.

Por nëse ajo ka vendosur të jetojë privatisht, në anonimat, me dëshirën dhe vendimin e saj, për çfarë dreqin shërbejnë ato video me lot e qurra të influencerave me më shumë “kilo” në instagramet e tyre?

Përse ata/ato nuk lënë asnjë rast për të marrë vëmendje, duke shfrytëzuar paturpësisht “fatkeqësitë” e të tjerëve?!

E përsëris, nëse Parashqevia kërkon ndihmë nga shqiptarët, duhet të hapim zemrat. Nëse jo, bëjmë mirë të mbyllim “buqet”!

Jetoni dhe lini të jetojnë!