Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën Hoteleri Turizmit në Tiranë, e cila është nën ombrellën e EHL, shkollës së Hotelerisë së Lozanës në Zvicër.

Rama tha se sot nuk mjafton natyra dhe godinat e bukura, por shërbimi është ai që bën diferencën.

Kreu i qeverisë iu drejtua me një mesazh studentëve, duke u thënë se do të jenë më të kërkuarit në treg, si lojtarët e Champsions League.

“Nuk mjafton deti, mali, apo godinat e bukura, shërbimi është ai që bën diferencën dhe ju do jeni më të kërkuarit në treg si lojtarët e Champions League. Padyshim do të jetën më të kërkuarit në treg prandaj bëjini hyzmetin maksimal”.

Gjithashtu theksoi se pagat në sektorin e turizimit janë rritur dhe kur ata që dalin në tregun e punës, do ta vendosin vetë sa e duan rrogën.

“Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri. Do keni mundësi të vini rrogën sa të doni ju. Për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe do të rriten sepse kërkesa është e lartë dhe nevoja është e jashtë zakonshme, por edhe botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë sepse mund të kesh hotelin më të bukur në botë, po nuk pate stafin që nuk shërben mirë i gjithë investimi ikën kot. Ne jemi të kënaqur dhe të inkurajuar nga ky zhvillim pozitiv”, tha Rama.