Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka sjellë në Top Story të dhënat e kërkimeve në Google gjatë këtij vati se kush nga politikanët dominon në rrjetet sociale.

“Një nga lajmet më interesante për këtë vit është se një nga fjalët më të kërkuara për 2024 është SPAK. E kam vendosur në metodën krahasimore edhe SPAK bashkë me Edi Ramën Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Kryeson Kukësi. 92% në Tiranë kanë kërkuar të paktën njëherë për SPAK-un, i treti është Elbasani, më pas vjen Shkodra dhe i pesti është Durrës.

Qyteti që ka më pak kërkime për Edi Ramën është Berit, më pak kërkime për Metën ka Vlora, më pak për SPAK ka Gjirokastrën dhe qyteti që ka kërkuar Berishën më pak është Vlora”-u shpreh eksperti i IT.