Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti.
Kryetarja Spiropali nënvizoi se me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri, por edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë.
“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, zhvillova sot në Kryesinë e Kuvendit një takim të ngrohtë dhe frymëzues me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.