Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës nisi sot mbajtjen e një seance të përbashkët në Prishtinë.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës janë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po ashtu në mbledhjen e përbashkët janë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Më pas do të pasohet nga fjalimi i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama dhe nënkryetarëve të grupeve parlamentare.
Fokusi do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë mbledhje të përbashkët do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.
Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.
Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.