“Të gjithë ata që thonë ‘u bëra vetë’, gënjejnë veten”. Kjo është një nga shprehjet e përdorura nga drejtuesi i BBV Ledion Liço, mbrëmjen e 21 dhjetorit, që u mor si një kunjë për ish moderatoren historike të këtij formati, Arbana Osmani.

Ndërkohë ai dje kërkoi nga banorët që t’i gjejnë sinonimin e fjalës yje, për t’u ndarë një herë e mirë nga Arbana e cila këtë togfjalësh të njohur të BBV, ‘mirëmbrëma yje’ e ka përdorur për podcastin e saj.

Xixëllonja ishte alternativa që iu dha Ledionit nga banorët.

Nga ana tjetër, Arbana Osmani ka publikuar një foto të saj këtë mëngjes, me mbishkrimin mirëmëngjes yje.

Ndërkohë që komentuesit kanë dalluar kunjën e Arbanës dhe i thonë:

“o arbana o shejtane”, “Mirmengjes YLL …Apo mirmengjes GALAKTIKE”, “Qente le te lehin,karvani shkon para”.