Pensionistët mëngjesin e sotëm u paraqitën fizikisht në kioskat e autorizuara nga Bashkia e Tiranës për të tërhequr bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase të Tiranës.

Fillimisht të moshuarit aplikojnë tek Gjëndja Civile me kartë identiteti dhe më pas ata tërheqin abonenë vetëm në 5 pika të autorizuara nga bashkia e Tiranës

Tërheqja duhet të bëhet brenda 31 dhjetorit dhe duhet të jetë vetë pensionisti që të marrë abonenë jo familjari.

Pensionistët duhet të paraqiten pranë pikave të dorëzojnë fotografinë e kartën e identitetit, pasi aboneja do të jetë me foto.

Janë 177 mijë pensionistë që prietet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës që u miratua në këshill bashkiak më 18 dhjetor 2024.

Vendet ku tërhiqen abonetë
Kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”
Tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”
Tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”
Kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark
Tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela.
Si bëhet aplikimi?
-Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç.
-Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.
-Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.
-Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat janë ato të autorizuara nga Bashkia.
-Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete Abonenë e Pensionistit dhe Kartën e Identitetit.