Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli mbrëmë me presidentin e sapo zgjedhur amerikan Donald Trump, raportojnë mediat në gjuhën hebraike.

Sipas raportimeve, të dy liderët diskutuan një marrëveshje të mundshme pengjesh, luftën kundër Hamasit në Gaza dhe situatën në Siri.

Më herët, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Sullivan është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me qëllim që të avancohen negociatat për armëpushim në Gaza dhe sigurimin e një marrëveshjeje vendimtare për lirimin e pengjeve.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, vizitoi Izraelin në një mision diplomatik për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe për të çuar përpara negociatat për armëpushim në Gazë. Bisedimet janë përqendruar tek një marrëveshje e mundshme kritike për pengjet.

Gatishmëria e Netanyahut për të negociuar ka rritur shpresat për të liruar pengjet, që mbahen akoma nga Hamasi. Sullivan madje ka dhënë shpresa se marrëveshja mund të mbyllet tepër shpejt./The Times of Israel/