Aykhan Bayramzada është një nga 29 të mbijetuarit nga rrëzimi i aeroplanit të Azerbajxhan Airlines në Kazakistan të mërkurën, ku humbën jetën 38 persona.

Ai ka dhënë një deklaratë për mediat vendase në lidhje me aksidentin e ndodhur më 25 dhjetor.

“Ishte hera ime e parë që udhëtoja me avion, por nuk shkoi siç duhej. Mbaj mend që pilotët tentonin të zbrisnin avionin në pistë, disa herë, por nuk mundeshin. Ne e ndjemë se diçka nuk po shkonte mirë , ekuipazhi na lajmëroi se duhet të bënim një ulje emergjent” tha Bayramzada.

Sipas të dhënave të marra , pavarësisht kërkesave te pilotit për ulje emergjente, avioni i dëmtuar nuk është lejuar të zbresë në aeroportet ruse, dhe është urdhëruar të fluturojë përmes detit Kaspik në drejtim të Aktau.

Aeroportet e Makhachkala dhe Mineralnye refuzuan avionin, dhe sistemet elektronike ruse bllokuan komunikimin me kullat e kontrollit.