Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Elton Ilirjan ka ndarë video të artistes kombëtare shqiptare, Parashqevi Simaku duke kënduar sërish shqip.

Ilirjani ka postuar në Instastory, disa video nga darka me këngëtaren shqiptare, ndërsa njoftoi se ajo është e sigurt dhe në gjendje të mirë.

Një ditë më parë, pas takimit me të, biznesmeni njoftoi se Simaku njoftoi se ka akomoduar këngëtaren në një hotel, ndërsa publikoi edhe një video që tregon dhomën se ku do të qendronte. Bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e Neë York-ut Parashqevinë, ata e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një hotel në Manhattan.