A keni ëndërruar për t’u zhvendosur në një qytet të ri? Epo, është koha për të paketuar valixhet. Kompania EIU, ka renditur qytetet më të mira dhe më të këqija në të cilat mund të jetosh bazuar në indeksin e saj vjetor të jetëgjatësisë.

Ajo vlerëson 173 qytete në pesë kategori: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.
Vjena, e cila kryeson renditjen për të tretin vit radhazi, fitoi rezultate perfekte në katër nga pesë kategoritë e indeksit.

Qytetet në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi fituan të gjitha vende në dhjetëshen e parë. Në anën tjetër, Tel Avivi ka rënë 20 vende poshtë renditjes në vendin e 112-të.
Gjetjet e këtij viti tregojnë se si luftërat, trazirat civile dhe kostoja e jetesës kanë shqetësuar qytetet në mbarë botën.