Sot në orën 11.00 do të testohet Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për votën e diasporës shqiptare. PER është krijuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, e cila ka si synim të lehtësojë regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Platforma do të jetë e disponueshme për shqiptarët në versionet desktop dhe mobile, falas, në mënyrë që të sigurojë akses të gjerë për çdo pajisje.
PER është një platformë që ka dy moduke krysore, ai i regjistrimit, ku shqiptarët që duan të votojnë do të paraqesin kërkesën e tyre për t’u regjistruar dhe moduli i shqyrtimit të kërkesave, që do t’iu mundësojë autoriteteve të verifikojnë dhe menaxhojnë kërkesat për të votuar.
Vota e diasporës do implementohet për herë të parë këto zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024). “Vullneti” i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të kushtojë 250 milionë lekë. Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 milionë euro shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.