Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë dhe lokalisht intensivë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për t’u rikthyer sërish në mesditën e së dielës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë paradites në pjesën më të madhe të Kosovës, ku reshjet e dendura të shiut dhe dëborës do të jenë prezente. Më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të situatës së reshjeve, por ulen ndjeshëm temperaturat duke rikthyer ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga –2°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior.
Maqedonia e Veriut
Pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë në MV mot, kryesisht të paqëndrueshëm dhe dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e MV, më të dendura në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të reshjeve si edhe ndërprerje të tyre në të gjithë territorin e MV, por ulen temperaturat duke sjellë sërish ngrica të theksuara. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 6°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi verior.
Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ku problematike situata do të vijojë në ishujt britanikë, gadishullin skandinav si edhe Europën qendrore. Po ashtu, rajoni i Ballkanit do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore, por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në gadishullin Iberik, brigjet e Egjeut si edhe vendet e Europës Lindore.