Debati me Donald Trump ishte prova e “sekretit” për gjendjen mendore të presidentit në ikje të SHBA-ve, Joe Biden. Tashmë ishte e qartë për të gjithë se presidenti amerikan nuk mund ta mbajë një profil publik për shkak se ka vështirësi që të ndjekë bisedat dhe shpesh herë harron atë që do të thotë.

Një muaj para se Trump të marrë presidencën, gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka publikuar një artikull të gjatë ku thotë se Biden që nga momenti që ka marrë detyrën ka treguar shenja serioze dobësie të shëndetit mendor. Madje në rrethin e tij të ngushtë ka ngritur pikëpyetje serioze nëse ishte mjaftueshëm i informuar dhe i ndërgjegjshm për vendimet që merrte. Por edhe kjo ngre dyshime nëse ka qenë ai vërtetë, personi që ka marrë këto vendime.

Duke folur me dhjetëra ligjvënës, donatorë dhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë, “WSJ” raporton se që nga fillimi ishte ngritur një mur nga disa bashkëpunëtorë të afërt të Biden, të cilët e morën në “mbrojtje”. Ky “gardh” bëri që Biden të mos mbante shumë fjalime private, qoftë edhe me sekretarët e shtetit dhe të shmangte intervistat, të mos kishte dialog të lirë në takime, etj. Biden ishte gjithmonë i shoqëruar nga dy ndihmës të cilët nuk e linin të largohej pa mbikëqyrje dhe i tregonin hyrjen dhe daljen në daljet publike.

Muri rreth presidentit u ndërtua gjatë pandemisë së koronavirusit për të mbrojtur presidentin e moshuar nga virusi, por nuk u zhduk kurrë pasi ndihmësit e afërt vunë re se Biden kishte vështirësi me reflekset e tij.

“Këshilltarët për të përshtatur Shtëpinë e Bardhë rreth nevojave të një lideri me aftësi të reduktuara u dërguan mesazhin atyre që donin të takoheshin se diskutimet e tyre do të duhej të ishin shumë të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse. Ndërveprimet me ligjvënës të lartë demokratë dhe disa anëtarë të kabinetit – duke përfshirë sekretarë të fuqishëm si Lloyd Austin i Departamentit të Mbrojtjes dhe Janet Yellen të Departamentit të Thesarit – ishin të rralla.”

Nuk ka përditësim në momente kritike?

Ligjvënësit kryesorë demokratë kanë luftuar për të marrë qëndrimin e presidentit në momente kyçe, për shembull para se të tërhiqnin trupat nga Afganistani. Senatori republikan Adam Smith u përpoq të ndante shqetësimet e tij me presidentin përpara tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani në vitin 2021. Por kur e takoi u alarmua nga komentet optimiste të Biden, ndërkohë që administrata e tij hartonte planet për operacionin e largimit të ushtrisë.

Sipas raportit, takimet deri në pranverën e vitit 2021 ndryshonin në varësi të ditëve të mirë dhe të këqija të Bidenit. Paralelisht, manjati i Hollivudit dhe i angazhuar në fushatën e Biden, Jeffrey Katzenberg, u regjistrua si “trajneri i zërit” për të përmirësuar tonin e dobët të presidentit.

Takimi me prokurorin

Një nga incidentet që i vuri vulën gjendjes së Biden ishte takimi me këshilltarin special Robert Herr për atë që më vonë u konsiderua një mbajtje “e qëllimshme” e dokumenteve të klasifikuara. ‘Wall Street Journal’ raporton se ai që e shtyu takimin ishte vetë Biden. Por përgatitja për takimin u kthye shpejt në një dhimbje koke. Seancat përgatitore zgjatën tre orë në ditë dhe Biden harronte gjithmonë çështjet kryesore dhe kishte luhatje të energjisë. Më e rënda është fakti që një transkript zbulon se në tetor 2023, Biden harroi vitin kur djali i Beau Biden vdiq nga kanceri në tru.

Cili është reagimi i Shtëpisë së Bardhë?

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates hodhi poshtë gjetjet e medias amerikane duke u shprehur se: Presidenti Biden flet me anëtarët e kabinetit të tij çdo ditë dhe me shumicën e anëtarëve disa herë në javë, duke qëndruar pranë tyre për zbatimin e ligjeve kryesore dhe forcimin e sigurisë sonë kombëtare.