Intervista e Antonela Berishës në studion e “Goca dhe Gra” në Top Channel është cilësuar nga publiku si mbështetje e aktit të dhunës nga ajo dhe e motra, Mariela kundrejt Klea Prengës, dhënie hapësire televizive një dhunueseje dhe promovim i pendesës false.
Deklaratat e Antonelës si “u gjenda në vendin dhe kohën e gabuar”, “figurë publike që ka rëndësi në ndikimin që sjell tek njerëzit” apo kur u shpreh se ka marrë “mbështetje të madhe” nga ndjekësit, momentet e përlotjes kanë hasur reagime të forta publike përpara fakteve të kamerave të sigurisë dhe që nuk ishte aspak një sherr i zakonshëm mes vajzave, por një sulm i mirëfilltë.
Top Channel dhe “Goca dhe Gra” s’kanë mbajtur asnjë qëndrim deri në këtë moment. Moderatorja Xhilda Luzi ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen, ku ia ka atribuuar përgjegjësinë publikut se ka qenë ai që e ka krijuar personazhin e gjithashtu e klikon.
Sipas saj, detyrimi ligjor është kryer në aktet përkatëse, ndërsa e ftuara ka një detyrim moral për t’i krijuar ndjesë publikut. Xhilda nuk e përmend aspak që detyrimi është për t’i kërkuar ndjesë viktimës së parës, e cila në këtë program nuk përmendet në asnjë rast.
Moderatorja i qëndron fjalisë “sigurisht që nuk mbështesim asnjë formë dhune”, e cila u tha edhe gjatë programit, ndërsa në shkrim shton se akti nuk mbështetet, por kjo s’e heq të drejtën për ta intervistuar
Atëherë një personazh publik, e bën publiku. Televizioni i ka dhënë edhe hapësirë individëve të tjerë, por publiku e ka kthyer në personazh! Se si e kthejmë në personazh ishte edhe përgjegjësia e publikut, jo vetëm e medias, sepse klikimet i jepni ju! Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Publiku ka të drejtë të kërkojë sqarim nga ata që kanë ndihmuar për t’u kthyer në figura publike. Por edhe ai duhet të reflektojë mbi përgjegjësinë që ka në krijimin e tyre.
Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Detyrimin ligjor e kryen në organet përkatëse. Ne si program, për sa kohë e trajtojmë në mënyrë transparente, nuk e fshehim apo justifikojmë ngjarjen, nuk do të thotë se e mbështesim aktin e dhunës. Sepse një gazetar/moderator mund të intervistojë dhe një vrasës, por kjo nuk do të thotë se e mbështet aktin!
Se si zgjedh ti ta trajtosh dhe ta paraqesësh këtë ngjarje televizive për t’i thënë versionin tënd publikut ishte tërësisht përgjegjësi dhe zgjedhje personale, ku ne si program nuk ndërhyjmë! Sigurisht është dhe përgjegjësia e çdo moderatori, që, pavarësisht mendimeve personale, duhet të tregohet profesional! Publiku meritonte një sqarim dhe një ndjesë! Ju kërkoni sqarim pse ndahen dhe pse lidhen, dhe nuk ju duket e arsyeshme të flisni për një ngjarje të rëndë?!