ZVICER – Është zyrtare: kandidatura e përbashkët e Portugalisë, Spanjës dhe Marokut për organizimin e Botërorit 2030 është konfirmuar këtë të mërkurë gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të FIFA-s, në Cyrih të Zvicrës.
Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, konfirmoi gjithashtu se Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji do të presin tri ndeshje në finale, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e kompeticionit, i cili e çon ngjarjen në 6 vende dhe tre kontinente.
Atribuimi i organizimit të Kupës së Botës 2034 në Arabinë Saudite është gjithashtu zyrtar.