Katërmbëdhjetë vite pas ngjarjes së 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë, për personat përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.
“Nuk gjej qetësi pa u vendosur drejtësi. Kërkojmë nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburg të gjykatës së Shkallës së lartë dhe të vihet drejtësi për katër viktima e 21 janarit”, ka thënë Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit.
Ditën e sotme janë mbajtur homazhe edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për 21 janarin. Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, duke u shprehur se “drejtësia vonon, por nuk harron”.