Bernard Hulme, një emigrant shqiptar i lindur dhe rritur në Tiranë, i cili prej vitesh jeton në Londër së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP 4.
Në bisedat me banorët ai ka treguar për familjen e tij teksa ka shtuar se njërën nga vajzat nuk e ka biologjike por të adoptuar.
Berbardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3-vjeç.
“Vajza ime e madhe nuk është vajza ime biologjike, është vajza e ish-gruas time, se jam i divorcuar dhe nuk kishte rrugë tjetër,” tha ai ndërsa shtoi se vogëlushja e asaj kohe ia kishte “vjedhur zemrën” që në momentin e parë që e kishte takuar.
“Ma vodhi zemrën, shpirtin,të gjitha, ishte 3 vjeç e gjysëm kur e kam takuar”, tha ai.
Ndër të tjera banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.
“1 vit pasi lindi vajza tjetër bëmë dokumentat se doja që kjo të ishte një gjë natyrale,” tha ai.
Bernardi ka bërë edhe një tjetër një rrëfim prekës për jetën e tij mbrëmjen e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania.
Ai ka treguar vuajtjet që në fëmijëri, kur thotë se ndaj tij kanë abuzuar në moshën 10-vjeçare e deri te njohja me partnerin e ri.
Në linjën e jetës, zbuloi se ka qenë farë i vogël, kur fqinji e ka marrë dhe e ka futur në dhomën e gjumit duke abuzuar. Thotë se gjithmonë e ka ndjerë veten të bullizuar.
Banori ka theksuar se në moshën 37 vjeçare e kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.
“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, tha ai për partnerin.
Ndërkaq burime jo zyrtare tregojnë për “Ora News” se Bernardi ka lidhje farefisnore me deputetin Lulzim Basha, ku thuhet se ai dhe Basha janë kushërinj të parë mes tyre (djem xhaxhallarësh).
Diçka e tillë nuk është konfirmuar publikisht, pasi dhe vetë Bernardi, sipas burimit, nga Basha mban mbiemrin Hulme, ndërkaq, se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje mes Bashës dhe Bernardit pritet të mësohet në ditët në vijim.