Planeti ka bërë një tjetër hap drejt ngrohjes grobale duke kapërcyer pragun e plus 1.5C të tokës për herë të parë në historinë e matjes së temperaturës së saj.
Zyrtarisht sipas të dhënave më të fundit konsiderohet viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë duke treguar se përpjekjet e liderëve botërorë për ta frenuar këtë janë në prag dështimi.
Shërbimi evropian i klimës Kopernicus, shpjegoi se shkak janë emetimet e karburanteve fosile si nafta, qymyri dhe gazi natyror, të cilat vazhdojnë të ngrohin atmosferën.
Temperaturat mesatare globale për vitin 2024 ishin rreth 1.6C mbi ato të periudhës para industriale, para se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile.
Por rekordi është më i gjatë në kohë se viti që lamë pas pasi, sipas Copernicus 10 vitet e fundit janë në listën e më ë nxehtëve me një kurbë që vjen gjithnjë e më në rritje.
Javën e kaluar, shefi i OKB-së, António Guterres e përshkroi rekordin e fundit të temperaturës si “përçarje klimatike”.
Bota ka parë situata të pazakonta klimatike qe janë pasur me një sërë pasojash të rënda për shumë vende.
Temperatura të larta në Afrikën perëndimore , thatësirë e zgjatur në pjesë të Amerikës së Jugut, reshje intensive në Evropën Qendrore dhe disa stuhi tropikale të forta në Amerikën e Veriut dhe Azinë Jugore.