Enkelejd Alibeaj ka  reaguar ndaj Sali Berishes pasi ky i fundit sulmoi bashkejetuesen e tij, njeheresh Anetare e Gjykates Kushtetuese, Marsida Xhaferrllari. Ndërsa për Xhaferrllarin Berisha sot u shpreh se:

“Të deklarohen njëlloj si me bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin etj. Mendoj se nuk duhet të ketë tjetër veç zbatimit të ligjit për rastin e gjykatëses, në momentin që nuk zbaton ligjin zonja duhet të largohet. Po kështu, ajo ka të drejtë të dojë cilin të dëshirojë, por të zbatojë ligjin. Zonja Kalaja ka denoncuar se ajo bashkëjeton, atëherë flasim për integritetin, ku qëndron në këtë rast? Unë i qëndroj aspektit ligjor”.

Alibeaj me ane te nje reagimi ne facebook, shkruan:

“Sali Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votova për heqjen e imunitetit ndaj tij. Për inatin nuk e ndihmoj dot, madje as për hakmarrjen primitive që ai përdor rëndom me të gjithë ata që i dalin kundër. Hakmarrje që nuk kursen as familjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Kjo nuk është e re në sjelljen politike të Sali Berishës. Vetëm se hallet e tij dhe të familjes së tij me drejtësinë nuk mund të jenë hallet e çdo shqiptari. E si të tilla, nuk mund të jenë as hallet e mia dhe të familjes time. Kështu që e ftoj të mbledhë veten e të merret me hallet e veta.

Thënë ndryshe, çdo shpifje nga goja e tij është po aq pa vlerë sa të gjithë ato që ka thënë këto 30 e kusur vjet për çdo kundërshtar politik. Do të votoja në çdo rast sërish për heqjen e imunitetit të tij dhe të gjithë atyre që kanë probleme me drejtësinë. Këtë e kam qendrim parimor të palëkundur, pa patur ndonjë inat me të apo ndokënd tjetër. Hallet që kanë familjarisht me SPAK nuk ja zgjidh dot. Komunizmin vërtet e kemi larguar më shumë se 3 dekada më parë, por mentalitetin komunist e kemi ende prezent në politikë. E për fat të keq, duke mbajtur peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri.”