Policia ka rrethuar zonën në Kamëz, pasi 48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Sipas të dhënave paraprake viktima është vëllai i Besnik Vishës.
Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.