Ndonëse vetëm pak ditë më parë rinovoi kontratën me Sivasspor, emri i Rey Manajt vazhdon të lidhet me klube të ndryshme.

Në Turqi raportohet se Besiktas është në kërkim të një sulmuesi dhe në listën e drejtuesve është edhe lojtari i Shqipërisë.

Bardhezinjtë mund të bëjnë një ofertë në ditët e ardhshme, për të siguruar shërbimet e Manajt.

Në lidhje me këto zëra ka folur edhe trajneri i Sivasspor, Omer Erdogan. Ky i fundit nuk e kurseu vlerësimin për sulmuesin, ndërsa konfirmoi se për lojtarin ka disa interesime.

“Rey Manaj është një nga sulmuesit më të mirë në kampionat. Është normale që të ketë interesime për të dhe emri i tij të përmendet në disa klube. Megjithatë ai ka rinovuar kontratën. Aktualisht po punojmë sikur ai të vazhdojë me ne edhe për të ardhmen”, tha Erdogan.