Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në kuadër të homazheve që po kryhen në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit” do të jetë tashmë streha e tij e fundit. Si një përmbushje e amanetit të tij, por edhe traditë e ortoksisë varri i kryepeshkopit do të jetë brenda kësaj Katedraleje.