“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”- shkruan Erion Veliaj pasi ka përshendetur qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

Erion Veliaj ishte në një vizitë zyrtare dy ditore në SHBA dhe sapo është kthyer ka shkuar në festimin e ndërrimit të vitëve.

Ndërkohë, Sali Berisha prej dy ditësh deklaronte se Veliaj do kthehej vetëm më 18 janar.

Madje fillimisht ai deklaroi se Veliaj ishte arratisur.

Dhe të gjitha mediat publikuan versionin e Berishës, ndërkohë që vetë Veliaj kishte deklaruar se do të kthehet pas dy ditësh.

Atëhere çfarë u mbetet tani Berishës dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

A mund të jetë i besueshëm një njeri që gënjen kaq hapur dhe për një gjë kaq të rëndomtë?

Kur ai gënjen dhe për një biletë udhëtimi, a mund të jetë i besueshëm për denoncimet e tjera që bën?