Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e Davosit, ka qenë pjesë e sesionit me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.
Në fjalën e tij, Rama theksoi transformimin e Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, duke vënë në pah rritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve.
“Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë.”