Kantina Herta në Durrës është bërë tashmë një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj, duke promovuar kulturën e verës dhe turizmin lokal.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj thekson se me filozofinë e prodhimeve cilësore “Made in Albania”, kjo kantinë ofron një eksperiencë të veçantë për shijimin e natyrës, peizazhit dhe ushqimeve.

Sipas Denajt, kantina Herta e vendosur në një zonë mjaft të bukur të Durrësit, rrugës që të çon në Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit, pranë liqeneve dhe rezervuareve të Karreçit, është tashmë një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

Kantina Herta thekson Denaj, ka nisur prodhimin në një sipërfaqe prej 6 hektarë vreshti, të cilën e ka zgjeruar në 10 hektarë, duke mbjellë rrush të llojeve të ndryshme për prodhimin e verërave si: Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Trebbiano, Merlot dhe Kabernet.