DJ me famë botërore Tiësto performoi për plot katër orë në një koncert madhështor në New York. Ngjarja u mbajt dy muaj më parë në një nga skenat më të mëdha të qytetit dhe mblodhi mijëra adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë bota.

Mirëpo, e papritur ishte që Tiësto përfshiu në setin e tij një remiks unik të këngës shqiptare “Gajdexhiu”, të këngëtares së mirënjohur Zanfina Ismaili.

Zanfina Ismaili, e cila prej vitesh është tërhequr nga muzika, e ka ndarë momentin në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Tiesto duke luajtur këngën time të parë, “Gajdexhi”, në performancën e tij prej 4 orësh në New York City.”