Gjeologët nga Universiteti i Göttingen kanë zbuluar se një çarje e madhe në koren e Tokës po fillon të krijohet nën Turqi. Kjo çarje shfaqet në pikën ku takohen dy pllaka të mëdha tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, shkruan portali gjerman “Scinexx”.

Hulumtimet kanë treguar se fundi i detit vazhdon të zhytet në brendësi të Tokës, por në një zonë specifike, ky proces është ndalur, duke shkaktuar ngritjen e formacioneve shkëmbore. Gjeologët besojnë se çarja do të përhapet drejt Irakut. Edhe pse këto ndryshime gjeologjike janë domethënëse, shkencëtarët kanë vlerësuar se nuk ka ndonjë kërcënim serioz.