Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e konsideroi Janullatos si urë komunikimi mes dy vendeve, ndërsa sot e vajtojnë grekë e shqiptarë.
“Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët, por edhe njerëzit në botë, pavarësisht fesë dhe kombësisë. Kryepeshkopi ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikim mes dy shteteve. Prandaj me të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, një mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje dhe vendosmëri të palëkundur”, tha kryeministri i Greqisë.