Drejtuesi i ri politik i socialistëve në Kukës, Eduard Shalsi ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është prezantuar me strukturat e partisë. Takimin e parë e ka nisur me inspektimin e përfundimit të punimeve të gjimnazit në Bicaj të Kukësit, ku u shpreh i bindur për një rezultat të kënaqshëm në këtë qark më 11 maj.

Ai është shprehur se vizioni transformues që ka prekur çdo cep të Shqipërisë do të bëhet akoma më I ndjeshëm edhe në verilindje.
“Nuk kishte fillim më të bukur sesa me përurimin e një shkolle në një zonë arsimdashëse që ka nxjerrë figura të shquara. E konsideroj veten edhe të nderuar dhe të privilegjuar që do të drejtoj qarkun e Kukësit dhe, së bashku me të gjitha strukturat drejtuese në nivel bashkiak në Kukës, Has dhe Tropojë, do të sigurojmë që të shndërrojmë atë vizion transformues që ka prekur çdo cep të Shqipërisë dhe bëhet akoma më i ndjeshëm edhe në këto zona shumë të bukura, shumë të njohura jo vetëm për peizazhin natyror, por edhe për njerëzit dhe karakterin e tyre.