Elon Musk u shfaq duke kryer një gjest që i ngjante një përshëndetjeje naziste, ndërsa mbante një fjalim në arenën Capital One.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s i rra gjoksit dhe ngriti krahun e djathtë në ajër, ndërsa falenderoi mbështetësit e Donald Trump për kthimin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Musk dha po ashtu komente të shkurtra për mbështetësit e Trump në arenën Capital One, ku u zotua se do ta çonte “departamentin e tij të efikasitetit të qeverisë” (Doge) “në Mars”.

“Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme”, tha Musk. “Disa nuk janë, por, por kjo kishte vërtet rëndësi”.

“Kjo është ndjenja e fitores. Kjo kishte vërtet rëndësi. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e siguruar”.

Ai u zotua të “punojë fort për të gjithë”, duke shtuar: “Ne do të çojmë Doge në Mars”.