– Joe Biden, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, u kritikua ashpër në rrjet pasi u filmua i ulur mbi një jastëk teksa i drejtohej kombit për fjalën e tij të fundit nga Shtëpia e Bardhë. Fjalimi i Bidenit mbrëmë ka zgjatur 17 minuta.

Në fjalën e tij, Biden paralajmëroi rreziqet e “oligarkisë” dhe “akumulimit të pushtetit të pakufizuar në duart e të pasurve”, por askush nuk e kishte mendjen tek ajo që ai thoshte. Përtej fotove klasike nga fjalimi i tij, të cilat tregojnë gruan e tij Jill, djalin Hunter, si dhe nënpresidenten në largim Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, foto që u kapën nga një kënd tjetër ishin ato që morën vëmendjen.

Biden duket se po përpiqet të ngrihet lart duke u ulur mbi një jastëk të vendosur në një karrige lëkure.

FOTOT E BIDEN MBI JASTËK

“Momenti i fundit i poshtërimit,”-thotë një prej personave që e kanë komentuar (për keq) në rrjetet sociale ku janë publikuar këto pamje.