Një prej debateve më të tensionuara të kësaj periudhe në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë ai mes Gertës dhe Livjas. Gjatë mbrëmjes së sotme, Gerta ka shpjeguar situatën dhe ka sqaruar një keqkuptim, duke thënë se Livja i kishte faturuar një veprim që ajo nuk e kishte bërë.
“Më faturoi sikur atë në tualet e kisha bërë unë, por nuk e kisha bërë unë”, ka shpjeguar Gerta, duke theksuar se kjo ishte arsyeja e përplasjes mes tyre. Biseda ka kaluar deri tek temat e jashtëqitjes, duke e çuar debatet në një nivel tjetër.