Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre.
Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani. “Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, tha Rama.
Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin.
“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do ti dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.