Gjykata e Apelit ka mbetur pa ambiente. Në një vendim të publikuar pas mbledhjes së zhvilluar më 12 dhjetor të vitit 2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor bën thirrje për gjetjen e një ambient iku do të vendosë Gjykatën e Apelit.

Siç duket, implementimin i hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e gjashtë gjyktave të apelit në një të vetme, ka pasur edhe këtë pasojë. Ambientet aktuale nuk mjaftojnë, ndaj po kërkohen ambiente të reja.

Në thirrje bëhet e qartë që ambienti duhet të jetë mes 7000-8000 metra katrorë, për të mbuluar akomodimin për një staf total prej rreth 320 punonjësish, nga të cilët 78 do të jenë gjyqtarë, të cilët nevojitet të kenë ambiente pune (zyra) me sipërfaqe rreth 12 m2. Sa i takon pjesës tjetër të administratës mbështetëse (ndihmësa ligjorë, sekretarë gjyqësorë, staf administrariv etj., objekti duhet të ofrojë akomodim në ambiente pune të tipit zyra për 2, 3 apo 4 punonjës ose ambient pune të tipit ‘open space office’, duke konsideruar në çdo rast ofrimin e një sipërfaqeje pune prej mesatarisht 6 – 8 m2 për çdo individ.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor shkruan se objekti në fjalë duhet të jetë jo më larg se tre kilometra larg qendrës së kryeqytetit.