Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë bashkëshortja e Gertit, Greisi. Ajo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat që Gerti ka krijuar brenda shtëpisë së BBV. Kur u pyet nga Heidi se si e kanë parë prindërit e Gertit situatën mes tij dhe Laertit ajo u përgjigj duke thënë se:
Në fakt nuk mund t’ju them që ata nuk janë të mërzitur dhe të shqetësuar. Unë ju thashë një ditë që nëse nuk e përballoni dot mos e shihni. Ndërsa unë e kam marrë pak më me sportivitet. Në fund të fundit është një lojë ku ka edhe kosto të tilla.
Po në lidhje me komentin e Jozit që ai ka parë diçka mes Gertit dhe Rozanës?
Aty na fiku sepse të them të drejtën nuk hyn Rozana në gustot e Gertit. Po të më pyesni kush do t’i pëlqejë Gertit më shumë atje mund të jetë përshembull fizikisht Livia.