Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal Hoxhës.

Ai ka qenë i dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë, dosje e cila është hapur pas një denocimi të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili thotë se i përfshirë është edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Ermal Hoxha ka lënë qelinë në burgun e Fierit në 13 shtator 2018 teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, kur përfitoi nga lirimi me kusht. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit. Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.