Një incident ka shoqëruar nisjen e ceremonisë fetare në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohej ceremonia e përcjelljes së Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka mbërritur i pari në ceremoni, ka lëvizur letrat e protokollit të vendosura në karrige dhe është ulur në qendër të rreshtit, një vend i rezervuar për personalitete të huaja dhe trupin diplomatik, përfshirë edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Mesa duket Berisha ka dashur të takohet me diplomatët dhe kryeministrin grek gjë që ka shkaktuar kaos ne protokoll.
Organizatorët janë përpjekur të menaxhojnë situatën pa e bërë të dukshme për të pranishmit, por incidenti ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.