Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë nga media pas ndeshjes me Milanin, Interi dhe Simone Inzagi vazhdojnë t’i besojnë Kristjan Asllanit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të jetë titullar në duelin kundër Venecias, edhe pse ka një balotazh mes tij dhe Zielinskit.
Trajneri ende nuk ka vendosur, por sipas mediave italiane Asllani është më i avantazhuar duke qenë zëvendësuesi natyral i Çalhanoglusë të dëmtuar. Ai është më mirë, por nuk do të rrezikohet.