Janari do të mbyllet i ftohtë, me reshje shiu e dëbore dhe temperatura të ulëta. Këtë parashikim njoftoi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës pas ditëve të ngrohta, nesër rikthehen rrebeshet në territor, ndërsa temperaturat nga 20 gradë që janë sot, nesër do të ulen me 4-5 gradë.
“Janari ka patur 11 ditë të ftohta, ka qenë më ngrohtë se janari i kaluar, presim edhe sot 20 gradë celsius. Vonë në mbrëmje rikthehen reshjet në veri e veriperëndim, në Shkodër dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë territorin shqiptar. Nesër kemi rrebeshe në pjesën e parë të ditës, reshje dëbore në zonat malore mbi 1 mijë metër lartësi. Janari mbyllet me shi dhe borë dhe temperatura të ulëta. Nesër rënie e theksuar e vlerave termike Nesër kemi 14-15 gradë edhe reshje dhe temperatura të ulëta”.
Sipas saj situatë kritike do të jetë në kontinentin europian me stuhi ciklonike, ndërsa Ballkani me reshje dëbore.
“Europa në 80% të territorit është në situatë kritike. Një stuhi ciklonare në Atlantik drejt ishujve britanikë dhe Skandinavisë. Europa është në kushte kritike. Ballkani me reshje dëbore, Mali i zi Kosova dhe Shqipëria e Greqia kryesisht me reshje shiu”.