Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij shqiptar Edi Rama pas varrimit të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mediat greke kanë zbardhur dhe takimin “kokë më kokë” mes dy homologëve.

Sipas protothema.gr Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. Dhe fakti që jemi shtete fqinj, është një arsye qe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog.

“Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira”,- ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar.

Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, ka theksuar ai.