Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për të dytën herë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari. Gjyqtarja kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i çështjes së kreut të PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. Berisha i ka kërkuar më parë gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.
Në dokumentin e dorëzuar nga Sali Berisha në muajin tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt. Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.
Xhaferllari ka kërkuar më 9 janar të tërheqet nga trupa që shqyrton çështjen e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. Në dokumentin ku arsyetohet tërheqja e saj nga kjo çështje, ajo shprehet se ka zgjedhur të heqë dorë në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.
Malltezi kishte kërkuar në tetor largimin e saj nga çështja, ku sipas gjyqtares Malltezi ka vënë në dyshim paanshmërinë time, për të cilën paraqet si shkak ndërhyrjen nga persona të tretë, të cilët sipas kërkuesit kanë interes të drejtpërdrejtë politik në izolimin e kërkuesit dhe të vjehrrit të tij Sali Berisha për arsye politike. Gjyqtarja Xhaferllari gjithashtu hedh poshtë pretendimet për ndikim nga figura politike të ndryshme, qe sipas saj nuk qëndrojnë.