Në “St. James Park” vendasit e Newcastle u surprizuan dhe u mposhtën 1-4 nga Bournemouth. Ndeshja u zhbllokua nga miqtë pas vetëm gjashtë minutave lojë, me Kluivert që shënoi golin e parë.

Më pas Guimaraes barazoi përkohësisht, para se Kluivert të shënonte sërish në fundin e pjesës së parë. Më pas holandezi gjeti edhe tripletën personale në fundin e sfidës, ndërsa Kerkez në limite “vulosi” gjithçka për 1-4.

Newcastle dështon pas pesë fitoreve radhazi, por me 38 pikë pozicionohet në vendin e katërt. Ndërkohë me 37 pikë Bournemouth merr pozitën e gjashtë.