Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë konstitutive, në ambientet e Gjykatës së Lartë, që është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë konstitutive, në ambientet e Gjykatës së Lartë, që është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga institucioni i Presidentit të Republikës, për të ushtruar kompetencat e detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2025, me përgjegjshmëri institucionale e profesionale, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në rendin e ditës, të bërë publik në datë 13.01.2025.
Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë përbërje anëtarësh:
Sokol Sadushi (Gjykata e Lartë)
Marjana Semini (Gjykata Kushtetuese)
Ilir Toska (Gjykata Kushtetuese)
Alma Muça (Prokuroria e Përgjithshme)
Fuat Vjerdha (Gjykatat e Apeleve)
Enkela Vlora (Gjykatat e Apeleve)
Irma Balli (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
Etien Kapo (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
Nafije Hasko (Gjykatat Administrative)
Marsida Xhaferllari (Gjykata Kushtetuese) – Anëtare Zëvendësuese
Medi Bici (Gjykata e Lartë) – Anëtar Zëvendësues
Thoma Jano (Prokuroria e Përgjithshme) – Anëtar Zëvendësues
Elvana Çiçolli (Gjykatat e Apeleve) – Anëtare Zëvendësuese
Genti Xholi (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) – Anëtar Zëvendësues
Bezart Kaçkini (Gjykatat Administrative) – Anëtar Zëvendësues
“KED vlerësoi se me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED, me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2025.
Në lidhje me pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:
Vendi vakant i shpallur në datën 30.09.2024 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.
Relatore: Zj. Nafije Hasko
Vendi vakant i shpallur në datën 11.12.2024 nga Gjykata e Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.
Relatore: Zj. Enkela Vlora
Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështetjen e veprimeve të relatorëve për dy vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë:
Këshilltar:
Aulona Bodo
Alda Sadiku
Besmir Rrapaj
Sonila Hoxha
Iva Zemani
Bjorka Duka “, bëhet me dije në njoftimin e KED.