– KQZ ka miratuar sot projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Bazuar në këtë, partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 kështu:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 2 (dy) anëtarë;
Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 1 (një) anëtar;
Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy)
anëtarë;
Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një)
anëtar.
Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.