Kryeministri Edi Rama po përcjell një mesazh publik në lidhje me akuzat që kundërshtari i tij politik, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka fabrikuar ndaj tij.
“Katran i madh me diplomë mjeku që hyn në hak.. Gati çerek shekulli akuza, pa asnjë cerek prove.
Akuza e fundit e fabrikuar nga opozita është përfshirja e vëllait të tij, Olsi Rama në dosjen e Xibrakës. Duke iu referua përfundimeve të hetimeve dhe konkluzioneve të SPAK se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës, Rama tha se vëllai i tij u përdor për ta sulmuar.