Kryeministri Rama prezanton dy nismat e reja për Bankën e Shqiptare të Zhvillimit: Do bashkëpunojmë me “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë

Kreu i qeverisë është shprehur se qeveria shqiptare do bashkëpunojë me “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë për finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit.

“Finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë, një institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati ta bëjmë pjesë të Shqipëri këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shpotare-italiane dhe dot të asistohet nga afër nga partneret e “Cassa Depositi e Prestiti”, për të garantuar një qeverisje të pavarura profesionale dhe të suksesshme”, tha Rama, i cili shtoi se projekti do të hidhet në konsultim publik për të marrë mendimet e qytetarëve.

Në lidhje me nismat financiare, Kryeministri Rama gjithashtu njoftoi miratimin nga Banka e Shqipërisë të një linje financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla, me fokus në bujqësi dhe agrobizneset.

Edi Rama: Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para, finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë, një institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati ta bëjmë pjesë të Shqipëri këtë motor zhvillimi në këtë satat të ri të vendit.

Projekti është bindës dhe do hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shpotare-italiane dhe dot të asistohet nga afër nga partneret e “Cassa Depositi e Prestiti”, për të garantuar një qeverisje të pavarura profesionale dhe të suksesshme.

E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogël, me në fokus bujqësinë, 250 milion euro. E kemi diskutuar ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane.

Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë me kredi të buta të agropërpunimit, të serave, agroturizmit, teknologjisë dhe më radhe. Së shpejti për detajet.