Teksa po diskutonte me banorët e tjerë në “Big Brother VIP 4”, Amber ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale.

Pas vendimit që i ndryshoi jetën ajo është shprehur se nuk ka kontakte me vëllezërit dhe motrën e saj.

Ndër të tjera tha se me mamanë ka marrëdhënie të mira, megjithëse kjo e fundit fillimisht ka qenë e ndikuar nga opinioni i të tjerëve.

Amber: Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më.

Rozana: Këtë e kalojnë të gjithë

Amber: Ka edhe familje që i mbështesin.

Arsida: Çfarë raporti ke tani me mamin?

Amber: Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët.

Arsida: Po motra dhe vëllezër ke?

Amber: Kam, pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.

Rozana: Ta hapin telefonin?

Amber: Po ka raste që e hapin ka raste që jo.